Nëpër filma, protagonistët e vendosin veten në situatat e personazheve që interpretojnë duke aktruar. Por jo gjithmonë ndodh kështu.
Ja 10 filma ku aktorët nuk kanë pasur nevojë të shtiren në një lidhje romantike; ata kanë qenë plotësisht të sinqertë.
Gigli, 2013
Sipas skenarit të filmit, Ricky (Jennifer Lopez), një vrasëse e pashpirt, bie çmendurisht në dashuri pas një djali karizmatik të quajtur Larry (Ben Affleck). Që kur e takoi atë, jeta e vajzës së re nisi të bëhej plot ngjyra. Por a dinte J.Lo kur e pranoi rolin se ashtu sikurse karakteri që do të interpretonte, edhe ajo vete do të binte në dashuri me këtë djalë të gjatë dhe simpatik. Në fakt, kështu ndodhi; aktorët nisën një lidhje romantike gjatë xhirimeve të filmit.
Vicky Cristina Barcelona, 2008
Në film, Penélope Cruz dhe Javier Bardem interpretojnë një çift të martuar aspak të zakonshëm. Karakteret e çiftit spanjoll janë të mbushur me pasion. Këto emocione kaq të forta rezultuar me një romancë të zjarrtë që u kurorëzua me një martesë të fortë mes tyre.
Cruel Intentions, 1999
Ajo që shpesh e quajmë kimi dashurie ndodhi mes aktorëve Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe teksa xhironin skenat e filmit Cruel Intentions. Kështu që tani s’ka asnjë dyshim për sinqeritetin e karaktereve të këtij filmi.
The Apartament, 1996
Gjatë xhirimeve të këtij filmi lindën ndjenjat mes aktores italiane pak të njohur në atë kohë, Monica Bellucci dhe aktorit francez Vincennt Cassel, i cili në atë kohë gëzonte famën e një donzhuani të pandreqshëm. Çifit i lindur gjatë këtij filmi qëndroi bashkë për një kohë të gjatë dhe ishte më të bukurit e kinematografisë.
The Rum Diary, 2010
The Rum Diary pati një ndikim të fortë në jetën e aktorit simpatik Johnny Depp, i adhuruar nga miliona femra në mbarë botën. Kjo pasi ai (sikurse karakteri që interpreton në film), ai ra në dashuri me bionden fatale Amber Herad. Pas filmit, ylli i Hollividit i propozoi për martesë aktores së re, duke u divocuar nga Vanessa Paradis pas 14 vjetësh martesë.
Step Up, 2006
Shumë njerëz kanë dëshirë ta shohin këtë film disa herë radhazi, dhe jo vetëm sepse të bën të kërcesh. Një tjetër arsye për të parë këtë film janë shikimet e dashuruara të Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët tashmë janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël.
Days of Thunder, 1990
Ju kujtohen fillimet e karrierës kinematografike të Nicole Kidman, kur kishte flokë të kuq kaçurrelë? Kjo ishte koha kur Tom Cruise u takua me të, teksa xhironin filmin Days of Thunder. Dhe që nga ajo kohë nuk deshi të ndahej më prej saj. Edhe pse sot të divorcuar, për një kohë të gjatë Kidman dhe Cruise kanë qenë çifti më i bukur i Hollivudit.
Alfie, 2004
Në këtë film djaloshi simpatik Jude Law nuk e kishte aspak të vështirë të interpretonte Casanovën. Për të nuk ishte gjithashtu e vështirë të realizonte skenat e dashurisë me Sienna Miller. Kjo pasi mes aktorëve kishte lindur një romancë gjatë xhirimeve.
Mr & Mrs Smith, 2005
Në këtë rast është e vështirë të shtosh ndonjë fjalë. Romanca e lindur gjatë xhirimeve të filmit mes dy prej aktorëve më të njohur në botë u kurorëzua me një martesë që zgjati 12 vjet.
The Amazing Spider Man, 2012
Një spiderman simpatik si Andrew Garfield ra në rrjetat, jo vetëm të të dashurës së tij në rol, por njëkohësisht të dashurës së tij në jetën reale, aktores Emma Stone që e interpretonte këtë rol. Çifti i aktorëve vazhdojnë të jenë ende të lidhur, njofton gazeta-shqip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron