LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valdet Rama transferohet në futbollin kinez

Zyrtare: Valdet Rama transferohet në futbollin kinez

Sulmuesi kosovar, Valdet Rama është larguar nga skuadra e tij Wurzberger Kickers.

Pas përfundimit të stinorit, Kickers ranë në kategorinë e tretë gjermane dhe Ramës i kishte skaduar kontrata.


Mitrovicasi duket se nuk deshi të mbetej në Evropë, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën kineze Yanbian FC.

Edhe zyrtarisht Rama ka nënshkruar kontratë me klubin kinez për dy vitet e ardhshme.

Aktualisht Yanbian ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë apo të parafundit me 10 pikë të grumbulluara.

Rama pritet t’i ndihmojë klubit të tij për t’iu shmangur rënies nga elita e futbollit kinez.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura kushtet e kontratës së Valdet Ramës me skuadrën kineze. /Telegrafi/