LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sigal Prishtina transferon Filip Bundovicin

Zyrtare: Sigal Prishtina transferon Filip Bundovicin

Basketbollisti kroat, Filip Bundovic është lojtari më i ri i skuadrës  

Klubi basketbollisti më i titulluar në Kosovë, Sigal Prishtina, e ka bërë transferimin e parë të huaj për këtë sezon.


Kjo pasi kanë arritur marrëveshje me kroatin Bundovic, i cili është paraqitur edhe në federatë për tu regjistruar si basketbollisti më i ri.

Andin Rashica i Prishtinës, trajneri më i ri që e fitoi Kupën kërkon ta vazhdojë serinë pa humbje
Lexo po ashtu Andin Rashica i Prishtinës, trajneri më i ri që e fitoi Kupën kërkon ta vazhdojë serinë pa humbje

Bundovic është një lojtar 24-vjeçar, i cili do të luaj në rolin e qendrës dhe alo-qendrës, teksa në të kaluarën ka luajtur për skuadrat kroate, Sibenik dhe Cedevita, teksa ishte edhe pjesë e kategorive të reja te Kombëtarja e Kroacisë.

Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Prishtina i ka uruar mirëseardhje lojtarit të tyre me të ri, pasi është i pari i huaj në klubin, i cili e fitoi Kupën e Kosovës me fond të qind për qind të vendorëve.

Postimi pa ndërhyrje i Sigal Prishtinës:  

“KB SIGAL Prishtina po kalon një sezon të mrekullueshëm ku deri më tani nuk ka humbur as edhe një ndeshje. Pas triumfit në Kupën e Kosovës me lojtarë e trajner 100% vendor, tani Prishtina po përgatitet për mbrojtjen e titullit.

Sot gjatë ditës klubi ynë ka arritur marrëveshje me kroatin 205 cm të gjatë, Filip Bundovic, që luan në pozitat katër dhe pesë.

24 vjeçari që së fundmi ishte lojtar i skuadrës Sibenik, më parë ka luajtur edhe për klubin tjetër të famshëm, Cedevita.

Gjithashtu, me kategoritë e reja të Kroacisë, Bundovic kishte arritur të shpallej kampion i Evropës.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, FILIP”, thuhet në njoftimin e klubin kryeqytetas. /Telegrafi/