LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Në këtë sfidë janë vënë përballë Bashkimi dhe Sigal Prishtina, dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion janë bardhekaltrit që fituan me rezultat 74-77.

Në dhjetëminutëshin e parë, skuadrat ishin të kujdesshme, mirëpo ekipi nga kryeqyteti arriti që ta mbyllte me epërsi (17-23).

Në çerekun e dytë, prizrenasit u angazhuan për ta ngushtuar diferencën dhe në një moment arritën ta barazonin rezultatin, mirëpo Prishtina sërish krijoi epërsi dhe shkoi në pushim me rezultat 34-38.

Në fraksionin e tretë ishte një përpjekje e Bashkimit që arriti të kalonte edhe në epërsi dhe kjo periudhë përfundoi me rezultat 55-54.

Të gjitha lajmet nga FINAL 8
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FINAL 8

Lufta e ngushtë e të dyja ekipeve vazhdoi edhe në çerekun e fundit, në të cilin u vendos fituesi. Diferenca ishte e ngushtë, ndërsa rezultati u barazua në disa raste.

Dhe në fund, fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion u shpall Sigal Prishtina që e mposhti Bashkimin me rezultat 74-77.

Kujtojmë se Sigal Prishtina ishte kampion në fuqi i kësaj gare, pasi ishte fitues i Kupës së Kosovës edhe nga edicioni i kaluar.

Kryeqytetasit janë stolisur tashmë 13 herë me këtë trofe (prej vitit 1991 e deri më 2018), ndërsa ekipi nga Prizreni e ka fituar vetëm një herë Kupën e Kosovës në basketboll.

Theksojmë se këtë edicion për herë të parë është zhvilluar ‘Final 8’ i Kupës së Kosovës me këtë format (në periudhën 28 shkurt – 4 mars) në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Final 8 më parë është organizuar në Gjakovë në vitin 2014, por jo në këtë format. Këtë edicion, organizator i ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës është Golden Eagle Ylli.

MVP i finales u zgjodh basketbollisti i Sigal Prishtinës, Fisnik Rugova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori