LAJMI I FUNDIT:

Andin Rashica i Prishtinës, trajneri më i ri që e fitoi Kupën kërkon ta vazhdojë serinë pa humbje

Andin Rashica i Prishtinës, trajneri më i ri që e fitoi Kupën kërkon ta vazhdojë serinë pa humbje

Sigal Prishtina i rikthehet aksionit pas triumfit në Kupën e Kosovës. Kampionët udhëtojnë drejt Gjakovës për t’u përballur me Rahovecin në ora 17:00 të dielën.

Prishtina deri tash i ka të gjitha fitore, plot 20 fitore nga 20 ndeshje e nëse llogarisim edhe në Kupë, i ka tri fitore tjera që e çon serinë e pamposhtshmërisë në 23 fitore këtë edicion.


Andin Rashica u shpall trajneri më i ri në histori që e ka fituar Kupën e Kosovës vetëm pak ditë më parë.

Arritja e tij është edhe më e veçantë kur dihet se klubi prishtinas i ka të gjithë lojtarët vendorë.

Ditë më parë presidenti i klubit të kryeqytetit e quajti suksesin tashmë të zakontë si special për shkak se është arritur “100 për qind me prodhime vendore”.

Prishtina besohet se do të sjellë një amerikan shumë shpejt për serinë e playoffit në pozitën e organizatorit për të krijuar rotacionin me Valon Bunjakun, Alban Latifajn dhe Rinor Pecin.

Trajneri Rashica është i përkushtuar që të vazhdohet seria pa humbje në kampionat edhe pse tashmë playoffi nga vendi i parë është i siguruar.

Prishtina i shkon Rahovecit shumë të motivuar të dielën në ora 17:00 ku Vreshtarët kanë paralajmëruar atmosfer të nxehtë për mysafirët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori