LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rooney konfirmohet si trajner i Derby County

Zyrtare: Rooney konfirmohet si trajner i Derby County

Klubi anglez, Derby County ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Wayne Rooney si trajner të përhershëm të ekipit.

Rooney iu bashkua klubit anglez si pasues i holandezit Philipp Cocu duke drejtuar ekipin në nëntë ndeshje në total, duke regjistruar tri fitore dhe katër barazimeve gjatë rrugës, midis fundit të nëntorit dhe fillimit të janarit.


Megjithatë, tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar se legjenda angleze nuk do të mbajë më dy role atë të lojtarit dhe trajnerit, por vetëm të trajnerit apo më saktësisht të menaxherit.

“Klubi i futbollit Derby County është i lumtur të konfirmojë emërimin e Wayne Rooney si menaxher i ri i klubit”.

“35-vjeçari merr pozicionin në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë e cila do të zgjasë deri në verën e 2023”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.

Ndeshja e parë e Rooneyt si menaxheri i ri i përhershëm i Derbyt do të jetë ndeshja e së shtunës në shtëpi ndaj Rotherham United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori