eksperti ad

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Dani Ceballos për ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të përbashkët.

29-vjeçari spanjoll tashmë largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij që kishte edhe një vit të mbetur është ndërprerë.


“Real Madrid dhe Dani Ceballos kanë vendosur, me marrëveshje të përbashkët, të përfundojnë periudhën e tij si lojtar i klubit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Ceballos iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2017 nga Real Betis si një nga mesfushorët e rinj më premtues në Spanjë.

Megjithatë, karriera e tij në kryeqytetin spanjoll nuk u zhvillua siç pritej. Pas dy sezoneve me pak minuta loje, ai u huazua te Arsenali për dy vite.

Pas rikthimit, Ceballos u bind të qëndronte nga Carlo Ancelotti, por pavarësisht momenteve të mira, ai nuk arriti të bëhej titullar i rregullt.

Sezonet e fundit e panë shumë pak në fushë, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit 2025/26, kur pati edhe një përplasje me Alvaro Arbeloan.

Tani, Ceballos largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë, dhe gjithçka tregon se ai mund t’i bashkohet sërish klubit të tij të fëmijërisë, Real Betis, gjithashtu si transfer i lirë.

Gjatë kohës së tij me ekipin e parë të Real Madridit, ai ka zhvilluar 215 ndeshje dhe ka fituar 16 trofe: 3 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Europës, 2 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjës./Telegrafi/

telegrafi sport app