Sulmuesi Marjo Morina, 25 vjeç dhe i lindur në Tiranë nga sot është pjesë e Prishtinës.
Futbollisti me 131 paraqitje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me 26 gola dhe me 37 ndeshje e 14 gola në Kategorinë e parë, do të provoj që me Prishtinën të kthej famën që kishte nga viti 2010 deri më 2017.
Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit të Vlorës, Kukësit, Kamzës, Besës së Kavajës dhe së fundi i Tiranës, pritet që gradualisht pas përmirësimit të konditave fizike të jetë pjesë që do të ndihmoj skuadrën drejt rikthimit të titullit në kryeqendër.
Nga statistikat e frikshme që ka pasur Morina në kampionatin shqiptar, në vitin 2017-2018 kishte përfunduar në Kategorinë e parë dhe Marjo me trajnerin Josa që e njeh shumë mirë, do të provoj t’i rikthehet lavdisë së tij duke i harruar problemet personale që ka pasur së fundi, dhe i cili thekson:
“Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë”.
“Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar nga Supersporti që i jep andej, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe”.
“Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lartë që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë”.
“Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që sëbashku të bëjmë gjëra të bukura”, ka thënë, Marjo Morina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll
Si mund të ndikojë vendimi i gjykatës pro Cristiano Ronaldos në të ardhmen e Max Allegrit në Juventus
“Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej” – Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi