LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KB Prishtina nënshkruan me amerikanin Kyan Anderson

Zyrtare: KB Prishtina nënshkruan me amerikanin Kyan Anderson

Organizatori amerikan, Kyan Anderson është basketbollisti më i ri i klubit më të madh kosovar, KB Prishtinës.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me goditje para nisjes së sezonit të ri, në Kosovë dhe gara evropiane.

I fundit që është zyrtarizuar nga Prishtina është organizatori amerikan, Anderson.

Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"
Lexo po ashtu Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"

“Pas zyrtarizimit të trajnerit, sot ekipi ynë zyrtarizon edhe një përforcim. Bëhet fjalë për organizatorin amerikan Kyan Anderson”.

‘Playmakeri’ 26 vjeçar ishte pjesë e kolegjit TCU, ku për katër vite kishte performancë të jashtëzakonshme, duke u bërë njëri ndër koshashënuesit më të mirë në histori të këtij kolegji”.

“Si profesionist Anderson karrierën e nisi në Belgjikë te Okapi Aalstar. Te ekipi belg, organizatori amerikan ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit me 15.9 pikë për ndeshje. Njëkohësisht, përkundër parashikimeve, dërgon ekipin e tij në finale të kampionatit”.

“Performanca e tij e mirë në ligën belge i tërhoqi vëmendjen ekipit nga Bundesliga e Gjermanise, Medi Bayreuth, të cilët “rrëmbyen” Andersonin. Në Bundesliga, Kyan vazhdoi me performancë shumë të mirë, duke përfunduar sezonin në vend të katërt me mesatare prej 12 pikëve për ndeshje. Në playoff Kyan dhe bashkëlojtarët e tij humbin nga finalisti EWE Basket”.

Zyrtare: KB Prishtina emëron trajner të skuadrës gjermanin Matthias Zollner
Lexo po ashtu Zyrtare: KB Prishtina emëron trajner të skuadrës gjermanin Matthias Zollner

“Nga Bundesliga, destinacioni i ardhshëm i Kyan bëhet Liga A e Francës, më saktësisht në ekipin e famshëm, Pau Orthez”.

“Pau Orthez, nëntë herë kampion i Francës dhe ish gjysmëfinalist i Euroleague”.

“Sikurse në ekipet paraprake edhe në Francë, Anderson tregoi kualitetin e tij, duke luajtur me mesatare prej 9.3 pikëve për ndeshje e 4.4 asistime”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori