LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KB Prishtina emëron trajner të skuadrës gjermanin Matthias Zollner

Zyrtare: KB Prishtina emëron trajner të skuadrës gjermanin Matthias Zollner

Trajneri i mirënjohur gjerman, Matthias Zollner do të jetë kryetrajner i skuadrës nga kryeqyteti, KB Prishtina, për edicionin e ri 2018/19.

Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin e ri, Prishtina po bëhet gati që edhe këtë vit të përfaqësojë shqiptarët në Evropë në mënyrën më të mirë të mundshme.


Andaj, klubi kryeqytetas ka angazhuar një trajner të ri në moshë, por me shumë përvojë e madje shumë i suksesshëm. Gjermani 37-vjeçar më herët ka drejtuar disa skuadra.

Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"
Lexo po ashtu Prishtina ftohet në "Basketball Champions League"

Fillimisht udhëhoqi ekipin e vendlindjes së tij, TSV Dachau për pesë vite, ku pastaj u zgjodh në krye të ekipit të famshëm gjerman, Munich Basket.

Pas sukseseve te skuadra bavareze Zollner emërohet ndihmës trajner i Gjermanisë. Përvoja që morri në kombëtaren gjermane u vë në pah me skuadrën austriake, UBC Güssing Knights.

Pavarësisht që konsiderohej ekip që do të luftonte për ekzistence Zollner bëri mrekullinë duke arritur të shpallte Knights kampionë të Bundesligës austriake, njëkohësisht duke fituar edhe çmimin si ‘Trajneri i Vitit’.

Vetëm një vit më vonë përsëriti suksesin e njëjtë, duke u bërë trajneri i vetëm që fiton ligën dy herë rradhazi.

Në këtë edicion ai shkroi historinë në basketbollin austriak duke u kualifikuar në TOP 16 të Eurochallenge. Së fundmi Matthias Zollner ishte trajner i Kombëtares së Austrisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori