LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ivan Strinic largohet nga Milani

Zyrtare: Ivan Strinic largohet nga Milani
Ivan Strinic. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Milani ka njoftuar se mbrojtësi i majtë, Ivan Strinic është larguar nga klubi me pëlqimin të dyanshëm.

Strinicit iu dha leja të largohet falas nga Milano të hënën, ku të dy palët arritën marrëveshje për një mbyllje të parakohshme të kontratës.


Kroati u bashkua me Milanin nga Sampdoria verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare.

Strinic gjatë prezantimit të tij te Milani

Ai kishte një problem me zemër, që ia pamundësoi aktivizimin.

31-vjeçari gjithashtu ishte zgjedhja e tretë në klub pas ardhjes së Theo Hernandez nga Real Madridi.

Para kalimit në San Siro, finalisti i Kupës së Botës 2018, luajti për Napolin dhe Sampdorian. /Telegrafi/