LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gnabry kalon te Bayern Munich

Zyrtare: Gnabry kalon te Bayern Munich

Bayern Munich ka sjell përforcimin e parë për afatin kalimtar të verës.

Bavarezët kanë sjell në radhët e veta ish-lojtarin e Arsenalit, Serge Gnabryn.


Ky i fundit sipas ueb-faqes zyrtare të kampionit gjerman ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Bayern munich ka nënshkruar me Serge Gnabryn”, thuhet në konfirmimin zyrtar të Bayernit.

Gnabry ka thënë se është një nder i madh që nënshkruan me Bayernin.

“Është një nder i madh për mua që kam nënshkruar për Bayernin. Është e ardhme emocionuese për mua, për çka po shikoj përpara”, ka thënë ai. /Telegrafi/