ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anglez Mason Greenwood nga Olympique de Marseille.

Klubi turk ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje si me klubin francez, ashtu edhe me vetë lojtarin, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me gjigantin nga Stambolli.


Sipas njoftimit të Fenerbahçes, vlera totale e transferimit arrin në 39 milionë euro, shumë e cila do t’i paguhet Marseille në tri këste të barabarta gjatë tri viteve.


Gjithashtu, klubi turk do të mbulojë edhe tarifën e kontributit të solidaritetit, në përputhje me rregulloret e FIFA-s.

"Ne e mirëpresim Mason Greenwood në familjen tonë dhe i urojmë shumë suksese, trofe dhe kampionate me fanellën e Fenerbahçes", thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Sulmuesi 24-vjeçar vjen në Stamboll si një prej përforcimeve më të bujshme të verës, ndërsa Fenerbahçe shpreson që ai të jetë një nga liderët e skuadrës në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app