LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Parteyt – Torreira i bashkohet Atleticos

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Parteyt – Torreira i bashkohet Atleticos

Arsenali ka kompletuar përfundimisht transferimin e Thomas Partyet nga Atletico Madridi.

Los Rojbiblancos bën të ditur se The Gunners kanë paguar plotë 50 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit.


Mesfushori ishte kërkuar nga skuadra londineze që disa javë, mirëpo në minutat e fundit të afatit kalimtar veror, u kompletua marrëveshja.

Atletico Madridi nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si Arsenali e transferoi lojtarin, pasi kishin një ngatërresë në klauzolën e lojtarit.

Lojtari kishte kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2023, mirëpo që vendosi të kalonte te skuadra nga Liga Premier.

Në anën tjetër, Atletico Madridi kompletoi transferimin e Lucas Torreiras që ishte pjesë e Arsenalit. /Telegrafi/