LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Odegaard

Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Odegaard

Arsenali ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Martin Odegaard.

Mesfushori norvegjez do të jetë te skuadra londineze në formë huazimi deri në fund të këtij edicioni.


Edhe pse marrëveshja do të kompletohej ditë më parë, The Gunners kishin tentuar të bindin Real Madridin që të lejonte edhe opsionin e blerjes.

Por, Los Blancos e refuzuan një ide të tillë dhe do të lënë lojtarin vetëm në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Odegaard është shprehur tejet i lumtur për kalimin te Arsenali, duke thënë se dëshiron të provojë vetën në një ligë mjaftë të vështirë.

Mesfushori shihet si zëvendësues o Mesut Ozilit që pak ditë më parë kompletoi kalimin te Fenerbahce. /Telegrafi/