LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Andre Silva transferohet te Sevilla

Zyrtare: Andre Silva transferohet te Sevilla

Sevilla kanë marrë zyrtarisht Andre Silvan në huazim nga Milani me një opsion blerje përfundimtar në fund të sezonit.

Reprezentuesi i Portugalisë fluturoi sot drejt Spanjës u përshëndet në hotel nga drejtori i Sevillas, Joaquin Caparros.


Marrëveshja mes klubeve për Silvan thuhet se është për një sezon huazim në vlerën e pesë milionë eurove, por me opsion blerje për 30 milionë në qershor 2019.

Andre Silva afër largimit drejt Sevillas
Lexo po ashtu Andre Silva afër largimit drejt Sevillas

“Sevilla FC dhe AC Milan kanë arritur një marrëveshje huazimi, me mundësi blerje për Andre Silva”, thuhet fillimisht në deklaratën e Sevillas.

“Në moshën 22-vjeçare, Andre Silva është një prej sulmuesve më premtues në futbollin evropian, së pari duke bërë përparimin e tij me Porto në sezonin 16/17 kur ai shënoi 16 gola në 32 ndeshje të ligës”.

“Ai do të shënonte 24 gola në 58 ndeshje për klubin, duke e bërë atë një anëtar kyç të skuadrës portugeze – 12 gola në 26 ndeshje – dhe duke e çuar atë në një transferim te AC Milan”.

Andre Silva (Getty Images)

“Për skuadrën italiane, pavarësisht se nuk i është ofruar vazhdimësia që dëshiron, Silva ka arritur 10 gola në 40 paraqitje (me vetëm 18 si titullar).

“Andre Silva bëhet nënshkrimi i shtatë i klubit në sezonin 18/19”, mbyllet komunikata e klubit spanjoll. /Telegrafi/