LAJMI I FUNDIT:

Zinchenko sqaron reagimin e tij në videon virale: Nuk është rasti i vetëm

Zinchenko sqaron reagimin e tij në videon virale: Nuk është rasti i vetëm
(Foto: Getty/Twitter)

Oleksandr Zinchenko ka thënë se reagimi i tij në një video që është bërë virale teksa bërtet me dritaren e hapur të automjetit, nuk është i vetmi dhe se këtë e bën shpesh.

Ukrainasi ishte xhiruar nga partnerja e tij duke brohoritur në drejtim të tifozëve të mbledhur para një lokali pas fitores prej 4-1 kundër Crystal Palace.


Zinchenko asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin e tij – qoftë brenda apo jashtë fushës – dhe ka thënë se rregullisht bërtet në të njëjtën mënyrë kur i sheh tifozët e Topçinjve rrugës për në shtëpi pas një ndeshjeje triumfuese.

“Ky është një nga këndet e mia të preferuara në Londër. Gjithmonë kaloj pranë kësaj pijetoreje – sepse është rruga për në shtëpinë time – dhe çdo herë ka shumë tifozë të Arsenalit.

Zinchenko ishte i nervozuar jashtë mase me eliminimin e Arsenalit nga FA Cup, ish-bashkëlojtarët te City ia dolën ta qetësonin
Lexo po ashtu Zinchenko ishte i nervozuar jashtë mase me eliminimin e Arsenalit nga FA Cup, ish-bashkëlojtarët te City ia dolën ta qetësonin

“Sa herë përpiqem ta ul dritaren time dhe të bërtas, sepse pas (një ndeshjeje) kam energji të jashtëzakonshme. Dhe thjesht dëshiroj t’i ndaj këto emocione me ta”, ka rrëfyer Zinchenko për Daily Mail. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori