Zig Zag Orchestra në “Top Fest” me Anjeza Shahinin

E ndonëse pjesëmarrja në këtë festival nuk ishte e planifikuar, një telefonatë e bërë nga këngëtarja Anjeza Shahini drejtuar të parit të “Zig Zag Orchestrës”, Dren Abazit, i la udhë konkurrimit.
“Gjithmonë kam qenë kundër mënyrave të tilla të paraqitjeve në festivale garuese dhe deri tash nuk e kam menduar një gjë të tillë. Por sidoqoftë duke e analizuar këngën dhe duke parë ‘Top Fest-in’ si një ngjarje mjaft serioze, vendosa edhe për një sfidë të tillë”.
“Ishte ideja e Anjeza Shahinit. Ajo më mori në telefon dhe kërkoi nga unë ta kompozoja një këngë që do e këndonim në duet. Kjo ide mu duk interesante, kështu që unë e bëra këngën, edhe pse asnjëherë nuk kisha qëllimin të shkonim në ndonjë festival. Sidoqoftë, kënga na pëlqeu dhe u pajtuam që ta çonim në ‘Top Fest’”, ka thënë Dren Abazi në një intervistë për “InfoPress”.
Vokalisti i grupit ka bërë të ditur se paraqitja e tyre e parë në Top Fest do të bëhet më 8 mars.
“Paraqitje e parë do të jetë më 8 mars. Po ashtu do të kemi edhe një paraqitje ‘live’ në ‘Top Chanel’, si dhe një perfomancë ‘live’ në Tiranë. Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga unë tekstin për këtë këngë e ka shkruar artistja Antigona Qena”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/



























































