LAJMI I FUNDIT:

Zidane tregon emrat e dy trajnerëve prej të cilëve ka mësuar shumë

Zidane tregon emrat e dy trajnerëve prej të cilëve ka mësuar shumë

Zinedine Zidane së shpejti pritet të rikthehet në futboll për të udhëhequr ndonjë skuadër pasi ka pushuar që pas largimit nga Real Madridi.

Megjithatë legjenda franceze ka treguar emrat e dy trajnerëve nga të cilët ka mësuar shumë për t’u bërë vet një trajner i madh.

“Si trajner, kam mësuar shumë nga Lippi dhe Carlo Ancelotti ”, tha Zinedine Zidane për Sky Sports.


Zidane trajner i Juventusit? Legjenda franceze nuk e përjashton këtë opsion
Lexo po ashtu Zidane trajner i Juventusit? Legjenda franceze nuk e përjashton këtë opsion

Zidane luajti nën drejtimin e Marcelo Lippit gjatë karrierës së tij në Itali me Juventusin, derisa ishte ndihmës i Carlo Ancelottit.

“Lippi më tha se do të mbaroja të luaja me Juventusin, do të luaja mirë dhe në fund shkoi kështu. Kështu që ishte e rëndësishme për mua. Ne gjithashtu fituam gjëra me të, por jo vetëm me mua. Kishim një ekip mbresëlënës, ai ishte një trajner i mrekullueshëm”.

Megjithatë, ishte nën drejtimin e Ancelottit në Real Madrid që Zizou do të fitonte përvojën e tij të parë në menaxhimin e futbollit. Carletto e emëroi francezin si pjesë të stafit të tij stërvitor në 2013 para se të dorëzonte frenat në 2016.

“Kam mësuar shumë nga Ancelotti dhe tani ndjek rrugën time”, thotë Zidane.

Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër
Lexo po ashtu Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër

Zizou deklaroi gjithashtu synimin e tij për t’u rikthyer së shpejti në stërvitje. 51-vjeçari ka qenë i papunë që kur u largua nga Real Madrid në vitin 2021.

Zidane fitoi tre Ligë të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës gjatë periudhës së tij si trajner i Real Madridit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori