Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër
Zinedine Zidane, i cili është pa klub pas largimit nga Real Madrid në vitin 2021, po shqyrton një kalim të mundshëm te Bayern Munichu, por një burim i afërt me ekspertin francez tha se një klub është prioriteti i francezit.
Është Juventusi i Torinos, për të cilin luajti nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur u shit te Real Madrid për çmimin rekord të asaj kohe prej rreth 77.5 milionë euro.
Sipas kanalit gjerman Sport 1, Zidane është një nga opsionet që Bayern Munich po shqyrton për sezonin e ardhshëm, pasi u bë e ditur se Thomas Tuchel nuk do të qëndrojë pas përfundimit të sezonit aktual.
“Zinedine e sheh Bayernin si Real Madridin – një institucion si një klub me një të kaluar të shkëlqyer dhe kushte të shkëlqyera pune. Të dy klubet kanë shumë ngjashmëri në mënyrën se si punojnë. Në këtë aspekt, Bayerni është një temë që ai kurrë nuk e ka refuzuar”, zbuloi një mik i Zidanes.
Megjithatë, i njëjti burim pohon se Zidane me siguri do të zgjidhte Juventusin mbi çdo opsion tjetër.
“Nëse Juventusi do ta ftonte atë, ai do të shkonte atje. Por, projekti i Bayernit mund të ishte i rëndësishëm për të dhe ai me siguri nuk do të gjykonte aspektin financiar. Ai do të ishte trajneri ideal për të rindërtuar imazhin e Bayernit dhe ndoshta për të siguruar njëfarë vazhdimësie në bankinë”, shpjegoi tutje i afërmi i francezit.
Zidane pronto a dire sì al Bayern. Ma la Juventus avrebbe la precedenza https://t.co/KOrP8MM6Xs
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 21, 2024
Zidane ka qenë i papunë për gati katër vjet. Në disa raste ai ka refuzuar ofertat fitimprurëse të PSG-së, sepse nuk e konsideronte të shëndoshë projektin, por edhe sepse shpresonte në postin e trajnerit të Francës.
Mirëpo, pas Kupës së Botës, Didier Deschamps ka vazhduar kontratën me Federatën Franceze të Futbollit dhe është e qartë se ai do të duhet të presë për një kohë për atë rol.
Si trajner i Real Madridit, Zidane fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës dhe dy Superkupa të Spanjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'