LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Janë thënë shumë gjëra rreth El Clasicos, por njerëzit thjesht duan një ndeshje të mirë futbolli

Zidane: Janë thënë shumë gjëra rreth El Clasicos, por njerëzit thjesht duan një ndeshje të mirë futbolli

Real Madridi dhe Barcelona po përgatiten për El Clasicon e parë të sezonit 2019/20 që është përshkruar me më shumë tension sesa normalja, por Zinedine Zidane ka pohuar se njerëzit thjesht duan të shikojnë një ndeshje të mirë midis dy rivalëve.

Siguria është e madhe para ndeshjes së ri-planifikuar, por Zidane shpreson se i gjithë fokusimi do të jetë në ngjarjet që ndodhin në fushë dhe jo jashtë saj.


“Nga jashtë, kjo mund të jetë një javë ku janë thënë shumë gjëra, por njerëzit thjesht duan të shikojnë një ndeshje të mirë futbolli”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp.

Valverde: Futbolli duhet të jetë forcë bashkuese, El Clasico do të jetë e barabartë
Lexo po ashtu Valverde: Futbolli duhet të jetë forcë bashkuese, El Clasico do të jetë e barabartë

“Në fund, ne duhet të vendosim energjinë tonë në fushë. Ne besojmë se ndeshja do të luhet”.

“Është një ndeshje futbolli dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Ne e dimë se me çfarë po përballemi, e dimë që ata kanë Messin, por gjithashtu ne kemi armët tona”.

“Ne duam të luajmë një ndeshje të mirë kundër Barcelonës, ​​të cilët gjithashtu shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë”.

“Nuk kam pse të shpjegoj asgjë. Nuk jam këtu për ta bërë atë, detyra ime është të mendoj vetëm për atë që ndodh në fushë”, shtoi Zidane kur u pyet për mundësinë e shtyrjes së takimit.

Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme të El Clasicos
Lexo po ashtu Barcelona - Real Madrid, formacionet e mundshme të El Clasicos

“Ne po përgatitemi të luajmë dhe kjo është e vetmja gjë që na intereson. Unë nuk shqetësohem për asgjë. Jemi të lumtur që luajmë El Clasicon.

“Duke parë përpara, të gjithë jemi të përqendruar në ndeshjen e së nesërmes (sotmes) dhe unë duhet të vendos gjërat”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori