Zinedine Zidane mesa duket i ka idetë se çfarë do me Real Madridin për sezonin e ardhshëm dhe pritet të ketë edhe largime të dhimbshme.

Trajneri francez u rikthye te Los Blancos pas eliminimit të tyre nga liga e Kampionëve.

Ai e kishte fituar tri herë radhazi Championsin.

Kjo ka bërë që ai t’i besojë portierit që ia solli këta trofe,  Keylor Navas. Blerja e bujshme e verës së shkuar belgun Thibaut Courtois, prite të largohet.

Keylor Navas. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sipas mediave spanjolle Zidane tashmë e ka marr edhe mbështetjen e drejtuesve që edhe sezonin e ardhshëm portierit titullar të jetë Navas.

Courtois pritet që të vihet në shitje pas vetëm një sezoni.

Thibaut Courtois

Ish-portieri i Atletico Madridit dhe Chelseat duhet të kërkojë që tani një klub të ri. /Telegrafi/