LAJMI I FUNDIT:

Zhaklin Lekatari i kundërpërgjigjet Nita Latifit, ofendon rëndë kosovarët: Do i besoj patriotizmit tuaj kur të shoh që e keni mësuar gjuhën shqipe

Zhaklin Lekatari i kundërpërgjigjet Nita Latifit, ofendon rëndë kosovarët: Do i besoj patriotizmit tuaj kur të shoh që e keni mësuar gjuhën shqipe

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari, këtë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale.

Ajo këto ditë ka vizituar Serbinë dhe në një nga postimet u shpreh se ndihet e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.


Kjo nxiti reagime të shumta dhe një i tillë u bë edhe nga këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, e cila e quajti ‘turp’ këtë veprim të gazetares.

Foto: Screenshot/Instagram

Zhaklina ndërkohë i është kundërpërgjigjur Nitës duke thënë se po tenton të jetë në qendër të vëmendjes pas BBVA-së – meqë si këngëtare ka vite që po mundohet por nuk po bëhet dot e famshme.

Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë: Hipokrizi e gjallë, marre
Lexo po ashtu Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë: Hipokrizi e gjallë, marre

“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh që një pseudo-këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot, pasi i iku vëmendja e Big Brother, tenton të vazhdojë të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje”, tha Zhaklina për Nitën.

Foto: Screenshot/Instagram

Mes tjerash, Lekatari ka ofenduar edhe kosovarët derisa shtoi se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.

‘’Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj, kur të shoh që të ndërhyni kur ka padrejtësi’’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori