LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Çdo ushtar rus që shtie mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, do të jetë objektiv i veçantë i ushtrisë ukrainase

Zelensky: Çdo ushtar rus që shtie mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia, do të jetë objektiv i veçantë i ushtrisë ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar mbrëmë opinionit përmes një videoje, me rastin e luftimeve të ashpra dhe granatimeve që po ndodhin përreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia.

Zelensky ka paralajmëruar të gjithë ushtarët rusë që shtien në centralin e okupuar bërthamor, se do të jenë objektiv i veçantë e forcave të armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu theksoi se çdo ushtar që shtie në apo përreth centralit, do të jetë “objektiv i veçantë” për Ukrainën.

Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse: Më përdhunuan me bisht të fshesës derisa humba vetëdijen
Lexo po ashtu Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse: Më përdhunuan me bisht të fshesës derisa humba vetëdijen

“Çdo ushtar e oficer rusë që shtie mbi central apo shtie përreth, duhet ta kuptojë se do të jetë objektiv i veçantë nga shërbimi ynë sekret, për njësitë tona elitare e në përgjithësi ushtrinë ukrainase”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar botën se çdo ditë e okupimit rus të centralit bërthamor, rrit rrezikun për rrjedhje të mbetjeve radioaktive dhe shpërndarjen e tyre në tërë Evropën.

Eksodi në Zaporizhzhia, nga frika se mund të ketë rrjedhje të mbetjeve radioaktive - mijëra ukrainas largohen me vetura nga qyteti
Lexo po ashtu Eksodi në Zaporizhzhia, nga frika se mund të ketë rrjedhje të mbetjeve radioaktive - mijëra ukrainas largohen me vetura nga qyteti

Ai i ka bërë thirrje të gjithë diplomatëve, përfaqësuesve të shteteve mike që të bëjnë gati pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë, të shtatën me radhë që do të ndëshkonte dhe ndalet sulmin mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Zelensky porositi të gjithë ata që po ndihmojnë Rusinë, se duhet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori