LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse: Më përdhunuan me bisht të fshesës derisa humba vetëdijen

Rrëfimet rrëqethëse të burgosurve në burgjet ruse: Më përdhunuan me bisht të fshesës derisa humba vetëdijen

Ish-të burgosurit kanë folur për BBC, lidhur me përdhunimet sistematike dhe torturat që u janë bërë nëpër burgjet ruse.

Videoja e keqtrajtimit që ka rrjedhur vitin e kaluar në internet, kurse tani viktimat kanë folur se çfarë ndodh dhe si luftojnë për drejtësi, transmeton Telegrafi.


Spitali i burgut Saratov në jugperëndim të Rusisë, fitoi vëmendjen e opinionit rus vitin e kaluar, kur videot e keqtrajtimit të burgosurve rrodhën në internet e deri të organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe për këtë është raportuar nëpër mediat botërore.

Aleksey Makarov kishte dëgjuar për spitalin famëkeq para se të dërgohej atje në vitin 2018, në kuadër të vuajtjes së dënimit prej gjashtë vitevesh për sulm fizik.

Të burgosurit që dërgohen në Saratov nga burgjet e tjera, nuk ankohen që janë arsyet medicinale që dërgohen atje, por thjesht për keqtrajtim prapa dyerve të mbyllura, raporton BBC.

Burgjet ruse nuk kanë ndonjë organ të pavarur mbikëqyrës, e spitalet e burgjeve që kanë rregulla strikte të karantinimit kanë edhe më pak mbikëqyrje.

Makarov vërtetë ka pasur problem shëndetësore – ishte diagnostifikuar me tuberkulozë dhe shpresonte se do të kursehet nga keqtrajtimet. Derisa qëndroi atje, dy herë është përdhunuar.

Viktimat dhe ekspertët thonë se keqtrajtimet të cilave i është ekspozuar Makarov, gjithmonë janë miratuar nga menaxhmenti i burgut dhe se përdoret për poshtërimin e të burgosurve – për t’i frikësuar apo t’i detyrojnë të flasin të “vërtetën”.

Pamjet inkriminuese kanë detyruar qeverinë ruse të reagojë në skandalin që bëri bujë, ku shihen keqtrajtimet e të burgosurve që bëhen në këtë vend.

Sipas mediumit të pavarur rus Proekt, keqtrajtimet janë raportuar në 90 për qind të rajoneve ruse gjatë periudhës 2015-2019, por reagimet deri më tani kanë qenë shumë të ngadalta.

BBC ka analizuar mijëra aktgjykime që datojnë nga ajo periudhë, duke zbuluar se 41 pjesëtarë apo punonjës të burgut janë dënuar në rastet më të rënda, nën akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve.

Por pothuajse gjysma janë dënuar me burgim me kusht. E Makarov për herë të parë ishte torturuar në shkurt të vitit 2020.

Ai ka refuzuar të pranojë se është pjesëmarrës i një organizimi kundër administratës së burgut, dhe për këtë tre persona e kanë keqtrajtuar seksualisht.

“Për dhjetë minuta më rrahën, mi shqyen rrobat. Më pas për dy orë më përdhunuan dhe atë më bishtin e fshesës. E kur humbja vetëdijen, më spërkatnin me ujë të ftohtë dhe më kthenin sërish brenda dhomës”, shpjegoi ai.

Dy muaj më vonë, kjo sërish iu përsërit. U detyrua t’ju paguaj 50 mijë rubla (868 euro) sulmuesve dhe pretendon se është përdhunuar me qëllim që të mos flet.

Makarov tha për BBC se torturimi i tij është filmuar me kamerë. Të burgosurit e dinë se një video e tillë mund të shpërndahet në tërë burgun, nëse viktimat nuk i përmbahen kërkesave.

E përdhunuesit janë të burgosurit e tjerë, që sipas Makarovit punojnë me direktivat e menaxhmentit të burgut. Fillimisht ngritet volumi i muzikës gjatë torturimit me qëllim që të mos e dëgjojnë të tjerët.

Videoja e vitit të kaluar nga burgu Saratov është publikuar me ndihmën e një ish-të burgosuri tjetër, që arriti ta nxjerr jashtë burgut.

Sergey Savelev ka arritur ta nxjerr videon ku shihen poshtërimet që u bëhen dhjetëra të burgosurve. Ai beson se torturimi është miratuar nga zyrtarët e lartë të një sistemi mirë të organizuar.

Savelev ka pasur qasje në video, pasi që punonte në njësinë për mbrojtjen e burgu që kishte probleme me mungesë të stafit.

Nga ai ishte kërkuar që të mbikëqyrë dhe kategorizon videot e kamerave të sigurisë – punë kjo që zakonisht është dashur të kryhen nga gardianët.

Ai për BBC ka treguar se gjatë torturimit të burgosurve në Saratov, janë angazhuar të burgosur të tjerë që të kryejnë punët e pista të menaxhmentit dhe madje u kanë kërkuar që të marrin kamera dhe të filmojnë keqtrajtimet.

“Merrja urdhra nga shefi i sigurimit”, tha ai.

Më pas i është thënë që ta ruaj videon e një prej sulmeve të ngjashme, me qëllim që të mund ta bardin në “hard disc” dhe t’ju dërgohet zyrtarëve të lartë të burgut.

Pasi që zbuloi tmerret që ndodhnin prapa dyerve të mbyllura, ai filloi t’i kopjoj videot dhe t’i fshehë.

“Të mbyllësh sytë dhe të mos bësh asgjë nënkuptonte që pranosh diçka që nuk është normale”, shtoi ai.

Në disa prej videove mund të shihen njerëzit duke u torturuar dhe vazhdimisht përdoren prangat. Savalev thotë se të burgosurit që keqtrajtohen, sipas rregullave janë ata që janë dënuar për krime të rënda.

Aktivisti Vladimir Osechkin, organizata e të cilit Gugalgu.net ka publikuar videot, flet për protokollin e tmerrshëm që pason dhe që në një moment është kapur nga kamera.

“Ata i japin urdhra njëri-tjetrit – duke mos e folur as edhe një fjalë – thjesht kuptohen me gjeste. Burri në video jep urdhra për t’ia hapur këmbët një burri, me qëllim që të mund ta përdhunojnë”, shpjegoi ai.

E pas publikimit të videove, janë arrestuar gjashtë të burgosur – por ata kanë mohuar kategorikisht akuzat se kanë qenë të përfshirë në këto përdhunime.

Dy muaj më pas, drejtori i spitalit të burgut Saratov dhe zëvendësi i tij gjithashtu u arrestuan – që të dy mohuan akuzat për çfarëdo pjesëmarrje në keqtrajtim siç mund të shihej në video.

E presidenti rus Vladimir Putin kishte ndërruar kreun e shërbimit korrektues – duke paralajmëruar “masa”.

Ligji në këtë vend ka ndryshuar muajin e kaluar, ku shqiptohen dënime më të ashpra për ata që keqtrajtojnë të tjerët apo keqpërdorin pozitën zyrtare.

Por, aktivistët për të drejtat e njeriut pretendojnë se keqtrajtimi akoma nuk po konsiderohet si krim në këtë vend.

Kjo nuk është hera e parë që Putin premton ndryshime, por deri më tani nuk është se ka pasur diçka që është vërejtur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori