LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se si përfundoi në Kroaci vetura super luksoze e Cristiano Ronaldos

Zbulohet se si përfundoi në Kroaci vetura super luksoze e Cristiano Ronaldos

Në faqen e njohur kroate “Njuskalo”, u shfaq një reklamë ku shitej një Audi RS7 me 605 kuaj fuqi, një veturë e “flotës së Real Madridit” e vitit 2017, e cila i përkiste Cristiano Ronaldos dhe tani është zbuluar se si kjo “bishë “ ka përfunduar në Kroaci.

Një kompani nga Osijeku ka publikuar një reklamë dhe ka deklaruar se ka shumë të interesuar dhe Tihana Brçiq nga uebsajti “Autoaurum” ka shpjeguar se si ka ndodhur gjithçka, shkruan mediumi kroat Klix.Ba.


“Për fat të mirë mbërriti në ‘showroom’-in tonë, ne rastësisht blemë një veturë në Austri dhe duke kontrolluar numrin e shasisë kuptuam se ishte nga flota e Real Madridit, që Ronaldo e mori për vete Karakteristikat e makinës janë ‘të tmerrshme’, 605 kuajt fuqi flasin shumë”, tha ajo.

Foto: index.hr

Brçiq gjithashtu shtoi: “Le të jemi të sinqertë, disa njerëzve u pëlqen dhe disa njerëzve nuk u pëlqen Ronaldo”.

Kompania nga Osijeku që shet veturën thekson në reklamë se Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me të në seancat stërvitore, dhe ka udhëtuar 28 mijë kilometra. Çmimi është 110.000 euro, dhe kompania pretendon se kurrë nuk kanë ofruar në shitje një veturë kaq të njohur.

Çmimi është i fiksuar nëse blihet me para në dorë dhe ekziston mundësia e blerjes me qira ose ndërrimi i një veture të vjetër me të re me pagesë shtesë, thuhet në reklamë.

“Vetura është ekstra e ruajtur dhe praktikisht e re. Ka pasur shumë interes që nga dalja e lajmit në media”, ka përfunduar Brçiq.

Vetura i është caktuar Ronaldos si mjet nga sponsori për të shkuar në seancat stërvitore dhe është e regjistruar deri në tetor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori