LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gabimisht numri i fanellës së Odegaardit te Arsenali – ka filluar edhe shitja e saj

Zbulohet gabimisht numri i fanellës së Odegaardit te Arsenali – ka filluar edhe shitja e saj

Martin Odegaard duket se do të marrë numrin 11-të te Arsenali, para se të kompletojë zyrtarisht huazimin te klubi londinez.

Ende nuk ka ndonjë lëvizje zyrtare, mirëpo thuhet se norvegjezi tashmë ka kaluar testet mjekësore dhe mbetet vetëm prezantimi.


Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fanellat e Odegaardit që do t’i ketë te Arsenali me numrin 11 mbi të.

A e ka Martin Odegaard vendin e siguruar në formacionin e Arsenalit?
Lexo po ashtu A e ka Martin Odegaard vendin e siguruar në formacionin e Arsenalit?

Sipas fotografive që qarkullojnë, një e tillë kushton 76 funte dhe mund të blihet në dyqanin zyrtare të klubit nga Londra.

Odegaard duket se do të zëvendësojë Mesut Ozilin që tashmë e ka kompletuar kalimin te Fenerbahce.

Norvegjezi do të kalojë si i huazuar te Arsenali nga Real Madridi, me këta të fundit që nuk duan të lënë opsion për ta shitur. /Telegrafi/