LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet çmimi që Kalmar kërkon për Fidan Alitin për ta lënë të lirë t’i bashkohet Besiktasit

Zbulohet çmimi që Kalmar kërkon për Fidan Alitin për ta lënë të lirë t’i bashkohet Besiktasit

Fidan Aliti është në listën e transferimeve të gjigantit turk Besiktas.

Kampionët e shumëfishtë të Turqisë duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe e shohin mbrojtësin kosovar si të duhurin për atë pozitë.


26-vjeçari përveç qendrës së mbrojtjes mund të luaj edhe si mbrojtës i majtë dhe kjo i jep përparësi atij.

Aliti iu bashkua në janarin e vitit të kaluar skuadrës suedeze Kalmar për një shumë prej 150 mijë euro nga Skënderbeu.

Por klubi shqiptar ka mbajtur 25% të kartonit të lojtarit dhe pritet të fitojë nga transferimi i radhës i Alitit.

Vlera aktuale e Alitit në tregun e transferimeve është 550 mijë euro, por Kalmari dëshiron më shumë nga shitja e tij.

Sipas medieve suedeze dhe atyre turke Kalmar do ta lejonte largimin e Alitit nëse vije një ofertë prej një milionë eurove.

Kjo shumë nuk është fare problem për Besiktasin, ndërsa nëse ndodh ky transferim atëherë 250 mijë euro do t’i shkonin skuadrës korçare Skënderbeut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori