LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat, si ylli i Arsenalit refuzoi Pep Guardiolën për t’iu bashkuar Bayernit nëntë vite më parë edhe pse kishte bërë disa ushtrime

Zbulohen prapaskenat, si ylli i Arsenalit refuzoi Pep Guardiolën për t’iu bashkuar Bayernit nëntë vite më parë edhe pse kishte bërë disa ushtrime

Në vitin 2015, Martin Odegaard pushtoi botën e futbollit me talentin e tij dhe Real Madridi e transferoi atë me vetëm 16 vite.

Mesfushori norvegjez kishte një zgjedhje midis Madridit dhe Bayern Munich të Pep Guardiolës, duke vendosur përfundimisht të transferohej në kryeqytetin spanjoll.


Pasuan një seri huazimesh me shkallë të ndryshme suksesi dhe vetëm vite më vonë Odegaard gjeti bazën e tij pasi nënshkroi për Arsenalin  duke u bërë lider i skuadrës londineze dhe njëkohësisht kapiten.

Michael Reschke, një ish-skaut i Bayernit, beson se mesfushori nuk do të duhej të priste kaq gjatë nëse do të kishte nënshkruar për gjigantët e Bundesligës dhe do të luante nën drejtimin e Guardiolës.

Reschke tha për The Athletic se Odegaard kishte kryer edhe stërvitje te Bayernit, por në fund ai vendosi të transferohej te Real Madridi.

“Në moshën 16-vjeçare, Odegaard stërviti me Pep, i cili ishte krejtësisht i impresionuar pas stërvitjes së parë. Unë hyra në dhomën e zhveshjes dhe Pep po fliste se sa inteligjent ishte dhe se si do të përmirësohej”.

“Odegaard ishte lloji i lojtarit që Pep e donte. Ai ishte plotësisht i bindur. Ne të dy ishim shumë të sigurt se donim ta nënshkruanim me të, por ai kishte vendimin mes Real Madridit dhe Bayernit”.

“Kam pasur një dhuratë në jetën time profesionale, duke punuar me Pep për dy vite. E pashë atë të punonte me lojtarë si Kingsley Coman dhe nëse je një lojtar i ri dhe i talentuar”.

“Një gjë është shumë e sigurt, Guardiola do t’ju bëjë një lojtar më të mirë, lojtar më të mirë që mund të jeni. Ai nuk është nga kjo botë si trajner. Jam i sigurt se nëse Martin do të kishte punuar me Pep, ai do të kishte bërë disa hapa më herët”, deklaroi Reschke. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori