Ylli së shpejti me videoklipin e parë

Ylli ekskluzivisht për Telegrafin ka konfirmuar se xhirimet e videoklipit me produksionin ASHA Graphics kanë përfunduar, ndërsa videoklipi pritet të jetë i përshtatshëm me tematikën e këngës.
Si aktore kryesore në videoklip është angazhuar Bora Hasani, e cila është produkt i akademive më të suksesshme amerikane.
Kujtojmë se pak kohë më parë Ylli ka lansuar këngën “Lart Mbi Yje”, që tani ka dhjetëra mijëra klikime në internet dhe si baladë është pëlqyer shumë nga publiku, duke u kërkuar shumë edhe nëpër radiot më të mëdha në vendin tonë.
Nga
Telegrafi
12/08/2012






















































