LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Prishtinën, fitorja e pestë me radhë për therandasit

Ylli mposht Prishtinën, fitorja e pestë me radhë për therandasit

Golden Eagle Ylli po kalon në formë shumë të mirë. Therandasit arritën fitoren e pestë radhazi, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 100:80 (26:24, 17:18, 33:19, 24:19).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 12 pikësh, 7:19, por vendasit dalëngadalë u rikthyen dhe e fituan çerekun e parë 26:24. Therandasit vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi 6-7 pikë, por kryeqytetasit nuk lejuan shkëputjen, ku pjesa e parë përfundoi 43:42.


Periudha e tretë ishte vendimtare në këtë sfidë. Në këtë pjesë, vendasit ishin shumë më të mirë, sidomos në efikasitet dhe e fituan bindshëm këtë pjesë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 76:61. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe therandasit fituan me 20 pikë dallim, 100:80.

Te vendasit u dalluan Gëzim Morina me 18 pikë, tre kërcime dhe shtatë asistime dhe Jalen Nesbitt me 18 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Muhamedali Janjeva me 15 pikë e gjashtë kërcime, Tyron Harris me 20 pikë dhe Shaheed Davis me 17 pikë.

Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore e katër humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori