LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Juventusit dështon në testet mjekësore para transferimit te gjiganti i La Ligas

Ylli i Juventusit dështon në testet mjekësore para transferimit te gjiganti i La Ligas

Transferimi i Moise Kean te Atletico Madrid tani ka dështuar pasi klubi spanjoll ngriti shqetësime pas testeve mjekësore të sulmuesit të Juventusit.

Skuadra e Diego Simeone ra dakord të nënshkruante me italianin 23-vjeçar në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me vlerë rreth 500 mijë euro, pa asnjë opsion blerjeje.


Kean nuk është paraqitur për Juventusin që nga 8 dhjetori, kur ai doli për pak kohë nga bankina në fitoren e tyre 1-0 ndaj Napolit. Ai ka humbur nëntë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në këmbë, por pritet të kthehet së shpejti.

Sipas Sky Sports Italia, transferimi i Kean te Atletico ka goditur një pengesë pas testeve të tij mjekësore në kryeqytetin spanjoll të hënën në mbrëmje.

Stafi mjekësor i klubit e gjeti dëmtimin e tij në këmbë si më serioz sesa përshkruan kolegët e tyre në Torino dhe bisedimet tani janë duke vazhduar mes dy klubeve.

Sulmuesi 23-vjeçar italian nuk ka shënuar në 472 minuta lojë për Bianconerët këtë sezon, duke shënuar golin e tij të fundit në fitoren 1-0 ndaj Hellas Veronës në fillim të prillit të vitit të kaluar.

Gianluca Di Marzio raportoi se marrëveshja tani ka dështuar, duke e lënë Kean të kthehet në Itali. Ai ende mund të largohet nga Juventusi në orët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/