LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe: Kisha frikë të bëhesha baba

Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe: Kisha frikë të bëhesha baba
Foto: Getty Images

Ylli i filmave të “Harry Potter”, Daniel Radcliffe dhe partnerja e tij, Erin Darke, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, në prill të këtij viti.

Aktori së fundmi ka folur për revistën E!News dhe tha se e trembi shumë fakti që do të bëhej baba.


“Sinqerisht, është e frikshme të kesh një qenie njerëzore për të cilën kujdesem kaq shumë dhe e di se gjithçka që ai bën ndikon në mënyrën se si ndihem për pjesën tjetër të jetës sime. Pra, e dini, është e frikshme”, tha Daniel.

Foto: Backgrid

Pavarësisht se pranoi se u desh shumë të mësohej me faktin se familja e tyre tani është tre, Daniel thotë se është i lumtur me djalin e tij.

Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe bëhet baba për herë të parë
Lexo po ashtu Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe bëhet baba për herë të parë

“Fakti që ekziston një krijesë që mund të të dhurojë natën më të keqe të jetës tënde dhe më pas zgjohesh në mëngjes dhe i afrohesh atij dhe ai kthehet dhe buzëqesh dhe je sikur ‘nuk më intereson gjëra të tjera që ke bërë’. Është shumë bukur”, tha aktori.

Foto: Getty Images

Radcliffe normalisht nuk flet publikisht për jetën e tij private, prandaj ka marrë vesh se do të bëhet baba vetëm një muaj para lindjes së djalit, por duket se roli i babait i pëlqen shumë, ndaj vendosi të flasë në lidhje me të.

Ai theksoi mes tjerash se kthimi në punë do të jetë i vështirë për të.

Foto: Splash News

“Më pëlqen të kaloj kohë me të dhe mendoj se do të më mungojë kur të kthehem në punë më vonë gjatë vitit. Kam qenë gjithmonë selektiv, por mendoj se do të jem duke punuar më pak për vitet e ardhshme”, tha ai.

Aktori 34-vjeçar u takua me Erin në xhirimet e filmit “Kill Your Darlings” të vitit 2013, në të cilin ai luante poetin Allen Ginsberg dhe ajo luante një grua që ka një takim romantik me të. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori