LAJMI I FUNDIT:

Ylli Dervishi: Dua t’i testoj këta që po i thonë vetes këngëtarë, aty e shoh a janë VIP-a

Ylli Dervishi: Dua t’i testoj këta që po i thonë vetes këngëtarë, aty e shoh a janë VIP-a

Ylli Dervishi, i cili tashmë për publikun njihet si Buci, së fundmi ka bërë një bisedë me disa konkurrentë për këngëtarët që janë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai thotë se duhet t’i testojë artistët që janë në shtëpi, pasi po i thonë vetes vazhdimisht VIP.

Kjo kishte të bënte për Bleron si dhe për Blerandon, meqë të dy me profesion janë këngëtarë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam nevojë me i testu këta zëra që po i thonë vetes këngëtarë. Nuk e kam dëgjuar Blerandon akoma duke kënduar”, u shpreh Buci.

Gani Gërmia i drejtohet Bleros: Një video e imja ka më shumë shikime sa të gjitha këngët e tua
Lexo po ashtu Gani Gërmia i drejtohet Bleros: Një video e imja ka më shumë shikime sa të gjitha këngët e tua

Tutje, ai vazhdoi duke thënë: “Aty e shoh a janë VIP-a a jo”.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci duket se nuk ruan raporte edhe aq të mira me Bleron, pasi shpesh në Big Brother VIP Kosova kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin.

Veç tyre, këto ditë ka pasur debate të ndryshme në mes të konkurrentëve, ku tashmë është larguar vetëm një, Brikenda Karricaj. /Telegrafi/