LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e fundit në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve në basketboll

Xhiroja e fundit në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Sot (e hënë) dhe nesër (e martë) do të zhvillohet java e 33-të në Ligën e Parë të Meshkujve, apo xhiroja e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohen katër skuadrat më të mira që do të luajnë në “Play-off”.

Në “Play-off” do të përballen vendi 1 me 4 dhe 2 me 3, për tu përcaktuar finalistët, që do të luajnë për një vend në Superligë. Fituesi inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë.


Istogu dhe Vushtrria që kanë nga 23 fitore e gjashtë humbje, do të sfidohen në këtë xhiro nga AS Prishtina, përkatësisht Marigona Hill Prishtina.

Bora që është në vendin e tretë me 22 fitore e shtatë humbje do të ndeshet me Gjakovën e Re, që ka 13 fitore e 16 humbje.

Skuadra prizrenase Neë Basket do të përballet me Prishtinën e Re. Prizrenasit janë në vendin e katërt me 19 fitore e dhjetë humbje, kurse prishtinasit kanë nëntë fitore e 20 humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj jave është ndërmjet Happy Dukagjinit dhe Dritës.

(Foto: basketbolli.com)

Liga e Parë e Meshkujve – Java 33

E hënë

20:30 Marigona Hill Prishtina-Vushtrria

21:00 Prishtina e Re-New Basket

E martë

16:00 Gjakova e Re-Bora

18:00 AS Prishtina-Istogu

20:30 Happy Dukagjini-Drita


Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori