LAJMI I FUNDIT:

‘Xhevahiri’ i fundit i La Masia në ekipin e parë të Barcelonës: Ilaix Moriba, njihet për het-trikun kundër Realit, golin nga gjysma e fushës dhe klauzolën marramendëse

‘Xhevahiri’ i fundit i La Masia në ekipin e parë të Barcelonës: Ilaix Moriba, njihet për het-trikun kundër Realit, golin nga gjysma e fushës dhe klauzolën marramendëse

Ronald Koeman mund t’i ketë befasuar të gjithë kur kishte përfshirë Ilaix Moriba në skuadrën e parë të Barcelonës për t’u përballur me Granadan të shtunën, por mesfushori 17-vjeçar konsiderohet nga shumë si një nga talentet më të mira të La Masia.

I lindur në Guinea-Conakry, Moriba rinovoi kontratën e tij me Blaugrana deri në qershor 2022 dhe ka një klauzolë blerje të vendosur në 100 milionë euro, pasi Barcelona dëshironte të mbante larg Manchester Cityn.


Ai mund të luajë ndaj Granadas në fundjavë, nëse jo nga fillimi, për disa minuta.

U bashkua nga Espanyol

Moriba u transferua në Barcelonë në moshën shtatë vjeçare nga akademia e Espanyol.

Ai më pas u ngrit në radhët e La Masia derisa mori vëmendjen e stafit trajnues të Koeman.

I riu mori pjesë në seancat e fundit stërvitore të ekipit të parë, me trajnerin holandez që gjithashtu shpresonte tek ai edhe gjatë përgatitjeve para-sezonale.

Një fillestar me skuadrat e të rinjve të Barcelonës, Moriba gjithashtu mori pjesë në Kupën e Botës U17 në Brazil ku ai ishte një nga më të mirët e Spanjës.

Fizik dhe i aftë

Moriba është një mesfushor i aftë dhe fizik, i cili shpesh bashkohet me sulmin e ekipit, duke arritur deri te zona e kundërshtarit.

I riu mund të luajë si një mesfushor i fundit, por po ashtu edhe si i avancuar afër zonës, me shumë që e krahasojnë atë me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Ndeshja ku u bë i famshëm

Se i riu di të jep gola u pa edhe në ndeshjen e vitit 2018 mes të rinjve të Barcelonës dhe Real Madridit.

Ai si mesfushor shënoi tre gola në atë ndeshje, duke u kthyer në sensacion.

E veçanta ishte se ai shënoi me të filluar ndeshja, nga gjysma e fushës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori