LAJMI I FUNDIT:

“Xherdan, Granit, vendlindja thërret”

“Xherdan, Granit, vendlindja thërret”

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, dhe gazetari i SuperSport Kosova, Florim Canolli, kanë diskutuar në emisionin Fan Zone të Supersportit, dhe njëherit u janë përgjigjur gazetarëve nga Shqipëria për të ardhmen e Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA.

Tema kishte të bënte nëse lojtarët me prejardhje nga Kosovës, sidomos ata të Zvicrës dhe Adnan Januzaj, do të vijnë të luajnë për vendlindjen e tyre.

Canolli përdori fjalën ‘Vendlindja thërret’, duke theksuar se atyre duhet bërë ftesa menjëherë pas pranimit.


“Mendoj se të gjithë futbollistët që luajnë për shtetet evropiane, përjashto Shqipërinë, duhet të ftohen që të luajnë për Kosovën. Është obligim moral i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësit Bunjaku ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që t’iu jep mundësinë atyre të luajnë për vendlindjen e tyre, siç kanë bërë prindërit e tyre në një kohë tjetër, mjafton të kujtojmë atë fjalinë e famshme “Vendlindja Thërret”, dhe të gjithë e dinë për çfarë po flasim. Tani është një kohë tjetër, por Vendlindja prapë thërret që ata të kontribuojnë, këtë herë në lojën e futbollit”, tha Canolli, duke shtuar se të gjithë e kanë për obligim që të promovojnë Kosovën në mënyrë që historia të mos na gjykoj.

“Është moment historik për të gjithë, qoftë edhe për neve si gazetar. Kosova duhet të ftojë për shembull Xherdan Shaqirin në mënyrë që fëmija i tij të kur ta pyes në të ardhmen pse babi nuk ke luajtur për Kosovën, të mos thotë ai sepse Kosova nuk më ftoi. Jo, Kosova duhet t’i ftojë të gjithë në mënyrë që historia të mos na gjykoj”, shtoi ai.

Kosova pritet të pranohet në UEFA më 3 maj, në Kongresin që do të mbahet në Budapest.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori