Muaji tetor ndryshe njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Me ç ‘rast në muajin rozë rrëfimet kanë qenë të ndryshme e po ashtu edhe mesazhet e sensibilizimit.
Së fundmi ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo e cila ka bërë një rrëfim personal duke treguar një histori pas lindjes së vajzës së saj, Ajkës.
Në një video të shpërndarë në Instagram, artistja u bën thirrje të gjitha femrave që të bëjnë sa më shumë kontrolle e gjithashtu të mos kenë frikë të përballen me situata të tilla.
Rrëfimi i plotë i Xhensila Myrtezajt (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje të gjithave, vajzave, zonjave, femrave kudo që ndodhen anembanë shqiptarisë. Kjo është një video mesazh që unë do doja ta ndaja me ju, në këtë muaj kaq të rëndësishëm sensibilizimi kundër kancerit të gjirit
Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them se të gjithë jemi të barabarta në këtë luftë, askush nuk përjashtohet kushdo qofsh
Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi edhe procesi i gji dhënies kuptova që ishte diçka që nuk shkonte me trupin tim më është dashur të mbaj këtë brenda vetes për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte që ta ndaja me të tjerët këtë gjë por ndërkohë më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim. Sido që të ishte, sërish unë duhet të merrja vesh në radhë të parë nëse kishte diçka që të luftoja. E ndaj këtë gjë me Besin me bashkëshortin tim dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku ku falë Zotit çdo gjë ishte në rregull ishin thjesht disa ciste që i dalin nënës pas gji dhënies. Përse e thashë këtë? E thashë këtë se pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur me këtë situatë duhet të gjejmë forcë dhe të kontrollohemi, jo vetëm në këtë muaj ndërgjegjësimi por gjatë gjithë vitit.
Unë pas asaj bëj kontrolle thuajse çdo gjashtë muaj për të siguruar që nuk ka asnjë gjë për të parë edhe nëse ka që gjithçka rregullohet nëse ke forcën, nëse ke kurajon nëse ke pozitivitetin nëse ke dëshirën për të luftuar për jetën.
Me shumë dëshirë, kurajo, vullnet mund ta fitoni këtë luftë. Ju dua shumë dhe Zoti na bekoftë të gjithave dhe mos na vëntë përpara këtyre sprovave edhe nëse na vënë qoftë me neve dhe ne qofshim të forta. Ju dua shumë dhe forca”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai
Sara Hoxha befason me deklaratën: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë