LAJMI I FUNDIT:

Xhensila Myrtezaj paralajmëron edhe tri këngë të reja për verën e këtij viti

Xhensila Myrtezaj paralajmëron edhe tri këngë të reja për verën e këtij viti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.

Pak ditë pasi këngëtarja nga Shqipëria lansoi këngën e re “Ale ale”, ajo tashmë ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tri projekteve të reja.


Përmes disa imazheve që postoi në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës, Xhensila tha se ndihej e emocionuar për këngët e reja.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

“Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë edhe tri projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe komente nga ana e fansave të saj të cilët padyshim mezi presin këngët e reja nga ajo.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Në anën tjetër, dje (e hënë) Xhensila publikoi një pjesë të shkurtër të bashkëpunimit me këngëtarin, Elgit Doda.

Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmërojnë bashkëpunimin
Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmërojnë bashkëpunimin

Dyshja njoftuan se kënga e re e përbashkët mban titullin “A e din” duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndërkaq, nëna e një vajze mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Magazina
Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Magazina
Kalo në kategori