LAJMI I FUNDIT:

Xheneta pasi Rezi i preku prapanicën: U ndjeva shumë e parespektuar nga ana e tij

Xheneta pasi Rezi i preku prapanicën: U ndjeva shumë e parespektuar nga ana e tij

Xheneta ka reaguar e indinjuar me veprimin e Rezit, pasi i preku prapanicën, gjatë lojës me mjaltë.

Pasi i reagoi direkt atij, Xheneta e diskutoi sërish këtë temë edhe me Gjestin, gjatë kohës sa ishin në oborr.

Ajo i tha këngëtarit se ishte ndjerë shumë e parespektuar me veprimin e Rezit.


“Unë e ceka temën tonde, thash ai që ka flen me mu me një krevat nuk ka tentu as dorën me ma prek pa dëshirën tem, e aq më pak Rezi. Ai nuk është dashtë vet si mashkull që është. Se nuk luan rol a ke komunikim a po jo. Kur nuk ta lejon një femër me prekë nuk duhesh me prekë”, i thoshte ajo Gjestit.

“Unë u ndjeva një femër shumë e parespektuar nga ana e tij”, theksoi mes tjerash. /Telegrafi/