Xhaka tregon edhe një herë modestinë e tij, e bën të lumtur një fëmijë (Video)


Granit Xhaka ka treguar në disa raste se është i afërt me fansat e tij, madje edhe me ata më të vegjlit.
Vetëm pak ditë më parë, futbollisti shqiptar së bashku me Alexis Sanchezin i befasuan disa fëmijë që ndjekin karrierën si futbollistë në stërvitje.
Ndërsa, afërsinë dhe sjelljen e tij të mirë, Graniti e ka treguar edhe në një restorant, ku ka luajtur me një fëmijë, të cilin në fund e ka përqafuar.
“Është një ndjenjë shumë e bukur kur i sheh fëmijët të gëzuar dhe dëgjon qeshjen e tyre gazmore”, shkruan në përshkrimin e videos.
Kujtojmë që Xhaka nuk ia kaloi mirë në ndeshjen e fundjavës kundër Swanseas kur edhe u përjashtua me karton të kuq. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/10/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































