Xhaka: Të fitosh titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme, tani synojmë Ligën e Evropës
Bayer Leverkuseni u kualifikua mbrëmë (e enjte) në mesin e katër ekipeve më të mira të Ligës së Evropës, duke zgjeruar në 44 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat këtë sezon. Të besuarit e Xabi Alonsos luajtën baras me rezultat 1-1 ndaj West Hamit në Londër, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithsëm 3-1.
Një ndër lojtarët kyç të Xabi Alonsos këtë edicion dhe më meritorët për suksesin e ‘Aspirinave’ në Bundesliga ështa padyshim mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Në një intervistë për mediumin anglez TNT Sports Granit Xhaka foli për ndeshjen ndaj West Hamit, titullin e fituar të Bundesligës si dhe objektivat e tjerë të klubit deri në fund të sezonit.
“E kemi ndjerë atmosferën në pjesën e dytë. Tifozët po e shtynin West Hamin para. Ishim me fat në pjesën e parë, por portieri bëri disa pritje. Në pjesën e dytë patëm fytyrë tjetër. E kontrolluam ndeshjen dhe kjo është forca jonë. Në përgjithësi, jemi të lumtur që avancuam tutje”, ka thënë fillimisht Xhaka.
Xhaka foli edhe për titullin e fituar në elitën e futbollit gjerman, që ishte njëherësh i pari për Leverkusenin që prej krijimit të klubit, duke i dhënë fund dominimit absolut të Bayern Munichut, që kishte fituar këtë trofe për 11 sezone radhazi.
“Është e pabesueshme, pas shtatë vitesh në Gjermani, të fitosh trofeun e parë, titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme. Por ne duam më shumë. Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo gjë. Jemi në gjysmëfinale, dhe nëse vjen deri këtu, dëshiron të fitosh”.
Ai tutje tha se deri tek ky sukses ka ardhur për shkak të mentalitetit dhe karakterit që ka shfaqur ekipi.
“Kemi shënuar 30 gola pas minutës së 80-të dhe kjo është e pabesueshme për shkak të cilësisë, por edhe për shkak të mentalitetit. Besojmë deri në fund. Kjo skuadër ka karakter tjetër, tjetër mentalitet. Këtë e kemi shfaqur çdo tre ditë, edhe në Bundesligë edhe në Evropë. Jemi krenar që jemi pjesë e kësaj skuadre”, u shpreh ai.
Në fund Xhaka tha disa fjalë edhe për Romën, që do të jetë kundërshtari i Leverkusenit në rrugën për të siguruar finalen që do të mbahet në Dublin.
“Roma është skuadër e Ligës së Kampionëve, sipas opinionit tim. Me De Rossin, trajnerin e ri, po bëjnë shumë mirë. Ndeshjen e parë e luajmë mysafir. Do të mundohemi të marrim diçka atje, e më pas të provojmë t’i dhurojmë tifozëve finalen në Dublin”, përfundoi 31-vjeçari./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liverpooli zbulon fanellën e parë për sezonin e ardhshëm, magjike dhe me shumë domethënie
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
ZYRTARE: FC Struga dhe Shpëtim Duro i ndajnë rrugët!
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit