LAJMI I FUNDIT:

Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.


Sipas mediumit anglez “The Times”, Giallorossët po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha.

Mourinho dhe Roma rikthejnë interesimin për Granit Xhakën
Lexo po ashtu Mourinho dhe Roma rikthejnë interesimin për Granit Xhakën

Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është i gatshëm që të ndryshojë ambient, shkaku që te The Gunners nuk e ka më vendin e sigurt.

Andaj, Xhaka me gjasë do të kalojë në kryeqytetin e Italisë, duke provuar kështu edhe futbollin italian. /Telegrafi/