LAJMI I FUNDIT:

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet
Xhaka dhe Rashica tek varri i legjendës Fadil Vokrri

Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë formuar skuadrat për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes dy lojtarët së bashku me disa prej lojtarëve tjerë që përbëjnë skuadrat, kanë vizituar varrin e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për të bërë homazhe.


Aty Granit Xhaka e çmoi lartë veprën e Vokrrit duke theksuar se në futbollin evropian, emri i Fadil Vokrrit është përmendur shumë, duke e cilësuar atë si figurën kryesore të futbollit kosovar.

Xhaka vs Rashica, Komuna e Prishtinës zbulon dy formacionet
Lexo po ashtu Xhaka vs Rashica, Komuna e Prishtinës zbulon dy formacionet

“Po është kënaqësi me qenë këtu me Milotin me legjendën e Kosovës, Fadil Vokrrin dhe krenar që e kemi pasur një legjendë si ky. Shumë ka humb si person si imazh për Kosovën ka humbur shumë. Po u flit për shembull me trajnerin e kombëtares së Zvicrës me Vladimir Petkovic ku e ka njoftur edhe Fadil Vokrrin, kemi folur, kemi pasur biseda për të. Ndihemi krenar ku një person si Vladimir Petkoviç e njeh një legjendë tonë”, u shpreh Xhaka.

Xhaka dhe Rashica tek varri i legjendës Fadil Vokrri

Ndërkaq, Milot Rashica u shpreh se Vokrri ka qenë shembulli më i mirë për ta dhe se të gjitha sukseset e Kosovës i dedikohen pikërisht atij.

“Po normal të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm ka qenë Fadili për ne. Jo vetëm për ne, për Federatën dhe për njerëzit në Kosovë, po në veçanti për ne si futbollistë, e kemi pasur një shembull që kemi mundur me ndjekë dhe na ka përkrahur jashtëzakonisht shumë dhe normalisht që për të gjithë ne ka qenë një humbje shumë e madhe për ne. Këto sukseset që i kemi mbërri me Kosovën normal që i dedikohen atij”, tha Rashica.

Kujtojmë që ndeshja mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës zhvillohet sonte prej orës 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori