LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso mund të bllokojë largimin e një lojtari në aktin e parë si trajner i Liverpoolit

Xabi Alonso mund të bllokojë largimin e një lojtari në aktin e parë si trajner i Liverpoolit

Nuk është një sekret që Liverpooli janë të interesuar për të emrëruar trajner Xabi Alonson pas largimit të Jurgen Klopp dhe tashmë spanjolli ka marrë një vendim të rëndësishëm, në rast se bëhet trajner i klubit anglez.

Që prej se Klopp njoftoi largimin e tij nga klubi në fund të sezonit, emri i parë në mendjen e të gjithëve për të zëvendësuar gjermanin ka qenë Alonso.


Ish-mesfushori i Liverpoolit përshtatet në çdo kategori që Liverpooli mund të pyesë për të qenë pasues i Kloppit, me moshën e tij të ri, suksesin momental, historinë që ka me klubin dhe faktorët e tjerë.

Sipas Daily Mail, Alonso ka mbajtur bisedime për të transferuar tek Leverkuseni mbrojtësin Luke Chambers, i cili më pas përfundoi në formë huazimi tek Wigan Athletic nga Liverpooli.

Foto: Luke Chambers

Chambers ka luajtur në një sistem të ngjashëm me atë që Alonso ka përdorur tek Leverkuseni këtë sezon pasi ai është përdorur si qendërmbrojtës në sistemin me 3 mbrojtës prapa.

Klopp 'këshillon' Liverpoolin që të nënshkruajë yllin e Ligës Premier në verë edhe pse ai nuk do të jetë në klub
Lexo po ashtu Klopp 'këshillon' Liverpoolin që të nënshkruajë yllin e Ligës Premier në verë edhe pse ai nuk do të jetë në klub

Adoleshenti anglez ka shfaqur një formë fantastike këtë sezon, dhe tashmë Alonso është i sigurt se vendimin e parë që do ta marrë është që ta rikthejë atë nga huazimi.

Më herët gjatë këtij sezoni Jurgen Klopp i kishte siguruar tifozët e klubit se kush do që vjen në krye të Liverpoolit pas tij nuk do ta ketë punën të vështirë ashtu siç të gjithë mendojnë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori