LAJMI I FUNDIT:

Wilder rikthehet në stërvitje për herë të parë që nga humbja ndaj Furyt – por i lë të shokuar tifozët me gjendjen e këmbëve të tij

Wilder rikthehet në stërvitje për herë të parë që nga humbja ndaj Furyt – por i lë të shokuar tifozët me gjendjen e këmbëve të tij

Deontay Wilder është kthyer në palestër dhe po përgatitet për rikthimin e tij në boks, por fansat mendojnë se ai nuk duhet të anashkalojë ushtrimet e këmbëve.

“Bronze Bomber” nuk është parë që nga humbja e tij e dytë ndaj Tyson Fury për të përfunduar trilogjinë e tyre në tetor 2021.

Pasi mendoi për pension, ish-kampioni i peshave të rënda të WBC-së tani po stërvitet për një rikthim në ring dhe ndërsa amerikani ka një kornizë më të hollë, fansat nuk mund ta besojnë se sa të dobëta janë këmbët e tij.

Se ka goditje brutale Wilderi, e dëshmon edhe boksieri që në vitin 2015 kishte menduar "se u ktheva në Londër"
Lexo po ashtu Se ka goditje brutale Wilderi, e dëshmon edhe boksieri që në vitin 2015 kishte menduar "se u ktheva në Londër"

36-vjeçari ka pasur gjithmonë krahë të mëdhenj e muskuloz që së bashku me hapjen e tij të madhe të krahëve gjenerojnë fuqi të jashtëzakonshme.

Megjithatë, ai kurrë nuk ka pasur këmbë të dobëta. Në fakt, Wilder u ankua se këmbët e tij ishin komprometuar falë kostumit ekstravagant që kishte veshur në ring për luftën e tij të dytë me Furyn.

Që kur u kthye në stërvitje, Wilder ka qenë duke u stërvitur me bashkatdhetarin Michael Hunter dhe ai u takua me kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou në Institutin e Performancës të UFC-së në Las Vegas.

Joshua, Fury, Wilder, Usyk - Mike Tyson me analizë perfekte për secilin
Lexo po ashtu Joshua, Fury, Wilder, Usyk - Mike Tyson me analizë perfekte për secilin

Wilder nuk ka ende një kundërshtar në mendje apo një datë, por ai është gati të rigjallëroj karrierën e tij – dhe kjo nuk është për paratë.

“Patjetër që po mendoj të kthehem”, deklaroi Wilder. “Kjo është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë dhe t’i vendosim gjërat. Mendoj se (mund të jetë) një rikthim për karrierën time”.

“Nuk ka të bëjë me gjërat financiare, nuk më duhet të kthehem më në boks në jetën time. Unë kam rregulluar jetën time”, shtoi ai.

Dereck Chisora ​​e ka përmendur shpesh emrin e Wilder, por luftëtarët si Dillian Whyte ose humbësi i duelit mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk do të ishin të gjithë opsione për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori