LAJMI I FUNDIT:

Wilder e kërkon duelin me Joshuan: Duhet të jetë vetëm një kampion

Wilder e kërkon duelin me Joshuan: Duhet të jetë vetëm një kampion
Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Në konferencën për shtyp pas duelit ndaj Tyson Furyt, Deontay Wilder ka folur lidhur me rimeçin e mundshëm nga ‘Gipsy King’ apo duelin e shumëpritur kundër Anthony Joshuas.

Boksieri amerikan mbeti kampioni bote në WBC, duke qenë se përballja e të shtunës në Los Angeles kundër boksierit britanik u mbyll baras me pikët e vendosura nga gjyqtarët.


Ndërsa gazetarët e kanë pyetur 33-vjeçarin se çfarë do të dëshironte të bënte pas këtij dueli: Të bënte një rimeç me Tyson Furyn apo të ndeshej me kampionin e unifikuar të WBA, WBO dhe IBF, Anthony Joshua.

“Do të dëshiroja të ndeshesha për titujt tjerë. Vazhdimisht kam thënë se duhet të jetë një kampion, një fytyrë, një emër. Gjithmonë kam dashur t’i unifikoj kategoritë”.

Lajmet për WILDER
Lexo po ashtu Lajmet për WILDER

“Mendoj se ai që do t’i unifikojë titujt do ta sjellë boksin në nivel, sepse divizioni i peshave të rënda është i vogël për të pasur shumë kampionë. Kjo ka qenë çështja që e kam përmendur gjithmonë, kemi shumë kampionë në këtë divizion me pak numra”.

Kampioni i unifikuar, Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se kategoria e peshave të rënda do të bëhej shumë më interesante me një kampion, një fytyrë, një emër, ndërsa të gjithë konkurrentët do të vinin dhe do të përballeshin me këtë boksierin e vetëm”.

“Kam dëshirë të madhe të ndeshem me Joshuan. Jam përpjekur ta bëj këtë. Të gjithë e dinë. Kjo nuk është fshehtësi. (Por) ata kanë plane tjera dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Të jem i sinqertë, do të isha i kënaqur për cilindo (Furyn apo Joshuan)”.

“Me Furyn bëmë një performancë fantastike. Do të më pëlqente të bëja një rimeç ose do të doja të ndeshesha me Joshuan. Mendoj se jam në një situatë të favorshme”.

Rimeçi me Furyn është njëri prej opsioneve (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“E di se çfarë duan tifozët dhe unë jam me tifozët, po ashtu. Unë jam një luftëtar, një boksier, kjo është ajo që bëj. Prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim”, ka thënë Wilder. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori