LAJMI I FUNDIT:

West Ham refuzon transferimin e Van Persiet

West Ham refuzon transferimin e Van Persiet

Skuadra angleze ka refuzuar mundësinë e transferimit të Robin van Persie edhe pse ky i fundit ishte i gatshëm të pranonte një kontratë me pagë më të ulët nga anglezët.

‘Çekanët’ kishin zhvilluar disa bisedime me sulmuesin holandez, pasi ky i fundit i ishte ofruar West Hamit nga klubi turk, Fenerbahce.


Megjithatë, Sipas Daily Mail, klubi anglez ka vendosur të mos e transferojë sulmuesin, pavarësisht se ai ishte i gatshëm të pranonte edhe shkurtim të pagës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Skuadra angleze nuk e ka fshehur dëshirën për të transferuar një emër të madh në këtë afat kalimtar, pasi klubi nga Londra tani dëshiron ta stabilizojë veten në majat e kampionatit anglez.

Një emër tjetër shumë i kërkuar nga West Ham është sulmuesi i Lyonit, Lacazette, i cili shihet më afër Arsenalit. /Telegrafi/