LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria vazhdon me Maxhunin e Dragushën si dhe afron dyshen Dervishaj e Pantina

Vushtrria vazhdon me Maxhunin e Dragushën si dhe afron dyshen Dervishaj e Pantina

Vushtrria është rikthyer pas disa viteve në elitën e futbollit kosovar.

Klubi me traditë të madhe në futbollin tonë ka zyrtarizuar katër futbollistë për edicionin e ri.


Në fakt janë dy vazhdime të kontratave dhe dy rikthime në skuadër pas aventurave tek ekipet tjera.

Sulmuesi Daut Maxhuni si dhe Djellon Dragusha kanë vazhduar kontratat me klubin e tyre Vushtrria.

Ndërkohë vushtrriasit kanë rikthyer edhe dy ish-futbollistë të tyre.

Fjala është për mesfushorin defensivë Besfort Dervishaj që vije nga Drenica dhe Kujtim Pantina që rikthehet në klub pas aventurave te Vllaznia e Trepça. /Telegrafi/