Stadiumi 'Dardania' në Ferizaj ishte nikoqir i ndeshjes mes Gjilanit dhe Vushtrrisë për Kupën e Kosovës.

Mysafirët befasuan duke fituar me rezultat 0-1 dhe kështu u kualifikuan në gjysmëfinale.


Vushtrria e filloi me dy raste të mira me anë të Jetmir Topallit (9') dhe Labinot Osmani (12'), por kundërpërgjigjja e Gjilanit erdhi me anë të Edon Sadrit (25') dhe Labinot Osmanit (32'), por as këta nuk arritën të tundin rrjetën e portës kundërshtare.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Jetmir Topalli në minutën e 36-të pas asistimit nga Manxhuni.

Në pjesën e dytë Gjilani tentoi të barazojë rezultatin me anë të Pleurat Hajdinit (63', 65;) dhe Armend Thaçit (70'), por nuk arritën asnjëri gol.

Kundërshtari i radhës i Vushtrrisë do të mësohet pas shortit.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Vëllaznimi, Drencia dhe pritet fituesi i Llapi - Prishtina. /Telegrafi/

telegrafi sport app